AKTUALITET
Arrestohet administratori i një portali pas denoncimit për gjobëvenie

Elio Laze është arrestuar për gjobëvënie nga policia. Administratori i një portali, sipas policisë, i kishte vënë gjobë një zyrtari të ISHP-së, Klaus Shaqiri. Ka qenë ky i fundit që ka bërë vetë denoncimin në Policinë e Tiranës për gjobëvënie.
Mësohet se në momentin e arrestimit Lazes i janë gjetur një shumë parash të cilat janë sekuestruar. Ndaj tij rëndon akuza “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.








