POLITIKËTOP-NEWS

Zhupa: Rama po u rrëmben pronat shqiptarëve, mjafton të vërë syrin dikush me para

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një intervistë në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me atë që ajo e cilëson si ‘operacion sistematik tjetërsimi të pronës’ nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, ndryshimi më i rrezikshëm i fundit është i ashtuquajtura ‘paketa e maleve’, e cila sipas saj nuk synon zhvillimin e ekonomisë malore, por shërbën si mjet për të kapur pronat private të qytetarëve.

‘Nëse ti ke para, ti mund të marrësh edhe pronën e një privati tjetër’, deklaroi Zhupa, duke shtuar se kryeministri Rama ka thënë hapur se pronari i dëmtuar ‘le të shkojë në gjyq’ dhe pas fitimit të çështjes do të kompensohet.

‘Sepse e kuptuam qartësisht duke parë dhe rekordet që kishte bërë Edi Rama, se s’po vinte një pëllumb që nuk e dinim se si do sillej, po vinte një njeri që e kishte masakruar Shqipërinë dhe e kishte tjetërsuar pronën publike dhe ne e prisnim që kjo do të ndodhte. Ajo që më pas u tejkalua, ishte jashtë çdo fantazie, sepse deri në këto momente, në këto ligje që unë ju përmenda, kemi pasur tjetërsimin e pronës publike.

Me paketën e maleve ka ndodhur me një fazë shumë të rrezikshme. Në vjedhjen e pronës private. Pra, Edi Rama sot thotë, nëse ti të vë gishtin në mal, apo në det, apo në kodër dhe do të shikoni bashkitë këtu që janë bashki që nuk kanë male fare, po të më gjejë një njeri mal në Shijak të ma thotë, mal në Kavajë të ma thotë.

Janë bashkitë të gjitha që nuk kanë lidhje me ekonominë malore, po të shikosh ato që realisht kanë male sipër veriun, nuk ka asnjë pikë, nuk ka paketën e maleve sepse s’kanë pasur interes ata që janë oligarkët për të marrë ato toka. Dhe çfarë ndodh? Thotë, nëse ti i vë pikën për investimin tënd strategjik, që mund të jetë një resort, një agroturizëm, një çfarëdolloj gjëje ekonomike, pra nëse ti ke para, ti mund të marrësh edhe pronën e një privati tjetër.

Dhe ky privati, thotë Edi Rama me zë dhe figurë, le të shkojë në gjyq, ai që e ka pronën. Le ta fitojë gjyqin dhe më pas unë do ta kompensoj. Pra, do të cënojë të drejtën e pronës. Pra, pronën private mund ta marrë dikush tjetër.

Me kushtetutë. Prona është e drejtë e shenjtë, prona është e mbrojtur me kushtetutë. Me për pronën është bërë… Kjo është, është e frikshme. Po, po thelbi ja u luaj. Pronën t’ia u marri dhe t’ia u ka marrë deri më sot, shumë mirë ja u ka bërë.

A e di çfarë ka bërë? Të pasurit, pra e ka lidhur pronën me paratë. Nëse ti je i varfër, ti nuk gëzon dot as pronën tënde, por nëse je i pasur mund të marrësh pronën e kujtdo.

Pronën e kujtdo, jo vetëm publike, po të kujtdo. Dhe ndarja e shoqërisë që të pasurit kanë çdo të drejtë sepse ata janë të lidhur me qeverinë, sepse ata e blejnë të drejtën me para dhe ai që ka një pronë por nuk e investon dot tani, do ta investojë mbas 10 vjetëve, mbas 20 vjetëve kur t’i bëhen fëmijët që do kenë më shumë lekë, ti nuk mund t’ia rrëmbesh.

Dhe t’i thuash endu nëpër gjygje. Dhe kjo harta këtu është e frikshme. Janë 40 zona prioritare që i kanë shkruajtur, janë 40 bashki që po t’i shikoni një për një, janë pjesët më të mira të Shqipërisë, ku ka patjetër interes të madh ekonomik, ku rrezikohet prona publike dhe prona private e shqiptarëve. Dhe po ta shikosh aty ku realisht ka male, nuk ka asnjë pikë as në Alpe, asnjëkundi se prapë vazhdojnë të mos kenë asnjë interes realisht për të rivitalizuar malet.

Operacioni quhet operacioni i tjetërsimit të pronës, një operacion i mirëmenduar që të mban në pushtet dhe pa qenë në pushtet real. Sepse ti ke rrëmbyer me miqtë, me oligarkët, me shokët e tu ke rrëmbyer pjesët më të mira të Shqipërisë, pronat publike, asetet publike, asetet private dhe ke gëzuar gjithë bregdetin shqiptar, të gjitha ato që janë nesër asete të rëndësishme ekonomike.

Kjo të bën të lidhur pashmangshmërisht me pushtetin politik, por edhe nëse një ditë ti e humb pushtetin politik, do të gëzosh frytet e një Shqipërie që e ke plaçkitur. Dhe kjo është realisht e frikshme dhe është arsyeja që shqiptarët të reagojnë, sidomos kur bëhet fjalë për paketën e re të maleve, që i rrezikohet prona e tyre individuale, private. Pra jo një pronë e përbashkët publike që ndoshta nuk e ndjejnë, se thotë unë s’e gëzoj atë gjithsesi, por prona private. Mjafton t’i vërë dorën, syrin një njeri që ka para për të investuar atje.’, u shpreh Ina Zhupa në SYRI TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button