EKONOMI

Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë € për sezonin në Himarë

Bashkia Himarë pritet të zhvillojë edhe këtë vit aktivitetet për çeljen e sezonit veror, duke vënë në dispozicion të tyre një fond total prej 16,666,667 lekë pa TVSH, të ndarë në dy procedura prokurimi.

Tenderi i parë ka si objekt “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 9,800,000 lekë, ndërsa i dyti “Shërbime mbështetëse për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 6,866,667 lekë.

Skyweb.al ka raportuar edhe më herët mbi këtë aktivitet, duke theksuar se një vit më parë organizimi i tij iu dha disa prodhuesve të patateve nga Pogradeci, të cilët përfituan rreth 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Himarës.

Ndërkohë, sipas dokumenteve që ka konsultuar skyweb.al, këtë vit të dyja procedurat janë fituar nga kompania “ASLV” shpk, e cila rezulton të ketë qenë ofertuesja e vetme në të dy tenderët, duke ngritur një tjetër “flamur të kuq” për mënyrën se si po zhvillohen procedurat nga Bashkia Himarë.

Kompania në fjalë ka fituar tenderin e parë me një ofertë prej 9,527,000 lekë, ose rreth 97.2% të fondit limit, ndërsa tenderin e dytë me një ofertë prej 6,433,000 lekë, ose rreth 93.7% të fondit limit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button