AKTUALITETTOP-NEWS

Analiza/ Gjykata e Fierit në hall: Dy gjyqtarë në një sallë, gjyqtarët me duar “bosh”.

Fier – Problematikat infrastrukturore dhe ngarkesa në rritje e çështjeve gjyqësore po krijojnë vështirësi në funksionimin normal të Gjykatës së Shkallës së Parë me juridiksion në Fier. Këto shqetësime u bënë publike në analizën vjetore të institucionit për vitin 2025.

Sipas kreut të gjykatës, Noel Veizi, kushtet aktuale të punës nuk janë optimale, ndërsa një nga problematikat më të theksuara mbetet mungesa e sallave të gjykimit. Noel Veizi , theksoi se ky vit ka qënë sfidues për shkak të mungesës së organikés dhe ambienteve të pamjaftueshme të gjykatës. Gjatë punës né një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240 377 banorë , në Gjykatën e Fierit rezulton një rritje e cështjeve të gjykimit vepra penale 71.5% ku dhuna né familje ka pësuar rritje duke shënuar treguesit më shqetësues të 5- vjeçarit të fundit ndërkohë që numërohen një numër i lartë çështjesh të mbartura.

Veizi bëri me dije se aktualisht gjykata ka 18 gjyqtarë, por pritet që ky numër të shkojë në 21, çka do të rëndojë më tej situatën infrastrukturore. Në disa raste, sipas tij, do të lindë nevoja që dy gjyqtarë të punojnë në të njëjtën sallë. Mungesa e ambienteve , të sallave të gjyqit dhe konsultimit , riktheu edhe një herë në vëmëndje debatin e nevojës së gjetjes prej 15 vitesh të një sheshi për ndërtimin e një gjykate të re. Kryetari i dhomës së avokatisë Fier

Një tjetër shqetësim i evidentuar gjatë analizës është rritja e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një ngarkesë të shtuar për sistemin gjyqësor në Fier.

Drejtuesit e gjykatës kanë ritheksuar nevojën për ndërtimin e një godine të re, kërkesë që, sipas tyre, ende nuk ka marrë miratimin e institucioneve kompetente. Gjatë vitit 2025 numri total i cështjeve për gjykim ishte 10764, ndërsa numri total i veprave të gjykuara 5677, ndërkohë që u dënuan 971 shtetas nga të cilët 17 të mitu

Edhe përfaqësues të Dhomës së Avokatisë Fier ngritën shqetësime mbi kushtet e punës. Kreu i saj, Ermal Hamataj, deklaroi se avokatët nuk kanë ambiente të përshtatshme për takime me klientët dhe në disa raste ndihen të trajtuar në mënyrë jo korrekte.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët ku u prezantua analiza vjetore, u krye edhe një vëzhgim informal mbi pjesëmarrësit. Nga rreth 60 të pranishëm, vetëm një pjesë e vogël mbanin sende personale me vlerë, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte të tilla në duar.

Gjykata e Shkallës së Parë té të Juridiksionit te Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar sot analizën vjetore për vitin 2025. . Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Gjykatës Noel Veizi , Inspektori i Këshillit të lartë të Drejtësisë Artur Metani , anëtarët e KLGJ Emona Muçi e Bledar Bajri, Kryeprokurori Elion Mustafaj , përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe aktorë të tjerë të sistemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button