Ish Zëvëndës Kyeministri dhe deputeti i PS Erion Braçe duket se është kundër emërimit të kreut të ri të PS për Lushnjen. Në një mesazh të gjat të shpërndarë në telefonat e anëtarëve të asanmblesë së PS në Lushnje ai rendit arsyt se përse është kundët.
Në mesazh duket qartë qefmbetjet e Braçes ndaj drejtuesve të PS në qëndër. Ai pohonë se ka qënë në takime në bazë me antarësinë e PS dhe nuk e kupton përse nuk është njoftuar për këtë mbledhje. Unë e kuptoj mosnjoftimin nga ana e kryetarit të ri të PS Lushnje sepse unë kam qënë kundër emërimit t tij.
Më poshtë në mesazh thuhet se ai është i pa arsimuar, nuk plotëson kriteret pasi edhe banimin e ka në Tiranë. Unë thuhet më poshtë nuk mund të vihem në rresht të askujt individi e gënjeshtari , unë jam në rresht të PS.
Gjithsesi mund ta lexoni mesazhin e shpërndarë më posht
Ja dhe teksti i plot i mesazhit të shpërndarë
Mirembrema te gjitheve!
Shpresoj te jeni mire!
PO MESOJ QE SOT PASDITE, ESHTE ZHVILLUAR NJE MBLEDHJE E ASAMBLESE SE PS LUSHNJE!
Desha tu beja me dije atyre qe ishin aty nder ju por edhe te gjithe kryetareve te organizatave-pjese e asamblese se zgjeruar se, NUK ISHA SOT NE MBLEDHJE SEPSE ORGANIZATORET POLITIKE TE MBLEDHJES DHE NJOFTUESIT NGA BASHKIA U KUJDESEN TE MOS NJOFTONIN VEC MUA!
Kam qene gjithe diten deri pasdite vone ne Lushnje-nga mengjesi ne tregun e Lushnjes e pastaj me rradhe ne Allkaj, Toshkez, Ngurrez, Gjaze, Krutje ne takime me njerez, bujq e duke ndjekur punet;
ASKUSH NUK ME NJOFTOI PER MBLEDHJEN KU QENKA PREZANTUAR KRYETARI I PS.
Dhe dua te kujtoj qe une jam jo vetem DEPUTET NE KATER NJESI TE LUSHNJES POR EDHE ANETAR I KRYESISE SE PARTISE SOCIALISTE ZGJEDHUR ME VOTE, JO CAKTUAR ME EMERIM!
E kuptoj arsyen;
Une isha KUNDER kandidatures se ketij kryetari qe u emerua sot;
Patjeter per shkak te tij, mospermbushjes se kriterit te ARSIMIT-ky eshte pa arsim te larte, disponon diplomen e nje universiteti te mbyllur nga Qeveria e kryeministrit Rama per SHITJE DIPLOMASH; mospermbushjes se kriterit te VENDBANIMIT-ky banon ne Tirane ne nje lagje me mua, 200 meter me tutje;
POR MBI TE GJITHA SEPSE KY GENJEN, GENJEN PER ARSIMIN E GENJEN PER VENDBANIMIN!
Une mendova qe Lushnja ka potencial intelektual e kontribuitiv ne PS shume shume shume here me shume se ky kandidat!
E dyta per menyren si u caktua;
Ky emer u caktua kryetar duke mos permbushur kriteret por edhe permes VETOS se drejtuesit politik per emerimin e tij, pa mbeshtetjen e kerkujt ne ate mbledhje, madje nen dyshime te medha, perfshire edhe kryetarin e partise.
Shikoni, durova gjate gjithe fushates per zgjedhjet e bashkise te gjitha shpifjet e uleta se UNE DHE JO VETEM, po punonim kunder PS dhe per HUMBJEN E SAJ!
E mora me te qeshur shpifjen deri kur caktuan deputete nga Fieri per te mbikqyrur punen tone, ne fakt TRADHETINE TONE NE ZGJEDHJE!
Jeni te gjithe deshmitare se cfare fushate beme e sa tradhetuam ne ato zgjedhje; POR TURPI NUK KA FYTYRE DHE REZULTATI QE MORREM, BASHKERISHT, ME SECILIN PREJ JUSH, ME I MIRI NE TE GJITHE BASHKINE SI PJESMARRJE DHE SI VOTE PER PS, DESHMOI QARTE SE KUSH ISHTE NE KRAH TE PS E KUSH ME SHPIFESIT E UDHEHEQESIT E MBIKQYRESVE!
Tani u be boll!
Prej 3 qershorit, ne permbushje te premtimit qe zona jone do kish nje nenkryetar bashkie qe do merrej me bujqesine, pas konsultimeve me asamblete e kater njesive e me secilin nga emrat e propozuar, I KAM DERGUAR KRYETARES SE BASHKISE PROPOZIMIN; por zero reagim dhe nje xhiro llafesh banale “deri ne zgjedhje nuk do emerojme asnje tjeter”, ne perputhje edhe me veprimin konkret, mos emerimin.
Tani, dua te sqaroj:
UNE NE RRESHT TE KUJT, INDIVID APO GENJESHTAR, AS KAM QENE E AS DO JEM KURRE!
PO UNE KAM QENE NE RRESHTIN E PS, JO TE KUJT TJETER.
KETA QE FRYHEN SOT E DUAN RRESHTIN E TYRE ME KANE GJETUR NE PS, NUK I KAM GJETUR UNE NE PS; ME KANE GJETUR NE LUSHNJE ME PUNE PARTIE, PUNE PER KOMUNITETIN E REZULTATE, NUK I KAM GJETUR UNE NE LUSHNJE!
Por, keshtu qenka i shkruar fati i kesaj partie; UNE DO VIJOJ TE PERMBUSH MANDATIN E DEPUTETIN DERI NE FUND NE CDO LAGJE FSHATI, KUDO NE KATER NJESITE TONA;
PARTINE QE KANE KATANDISUR, LE TA MBAJNE PER VETE!
Shiheni neser!