POLITIKËTOP-NEWS

Kupola drejtuese e PD, Këlliçi kandidat për nënkryetar, Noka përballë Korreshit për sekretar

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku në rend të ditës është zgjedhja e ekipit drejtues krah kryetarit Sali Berisha. 

Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së tha se në kuadër të Kuvendit të PD-së është menduar që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike, ndërsa një tjetër të përfaqësojë diasporën shqiptare.

“Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së”, deklaroi Berisha.

Për postet e nënkryetarëve janë propozuar 6 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 3: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Ndërkohë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm zhvillohet një garë mes Flamur Nokës dhe deputetit Saimir Korreshi, i cili u fut në garë pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button