AKTUALITET

Aksident i rëndë në Greqi/ Nënë e bir nga Shqipëria humbin jetën, makina u përplas me një kamion

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin Serres të Greqisë. Nënë e bir, 43 dhe 24 vjeç nga Shqipëria, humbën jetën kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion.

Dy personat që ndodheshin në makinë, nënë e bir, 43 dhe 24 vjeç nga Shqipëria, humbën jetën në përplasjen e dhunshme, trupat e të cilëve u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

 Shoferi 57-vjeçar i kamionit u plagos gjithashtu në aksident, i cili u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, megjithëse ende nuk është e qartë nëse është plagosur rëndë.

Asidenti ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën Amfipolis – Drama, pranë Paleokomit, Serres.  Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button