AKTUALITET

69 vjeçari Vrapi ishte i sëmurë, ndërroi jetë nga tronditja

Rroskovec – Ngjarja e mbrëmshme në familjen Vrapi është zbardhur . Familjarë të 69 vjeçarit kanë pohuar se Baftjari ka qën i sëmurë, por ngjarja e mbrëmshme e ka tronditur.

Sipas familjarëve të viktimës, Baftjar Vrapi kishte prej disa kohësh probleme të rënda shëndetësore dhe mbahej me bombul oksigjeni.

Ata tregojnë se, pas vizitave dhe trajtimit që kishte marrë në Tiranë, mjekët u kishin bërë të ditur se gjendja e tij ishte tepër e rënduar dhe nuk kishte më shpresa për përmirësim, ndaj ishte kthyer pranë familjes.

Sipas tyre, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur djali i tij u përfshi në një konflikt me komshinjtë, i shkaktoi një tronditje të fortë emocionale, çka dyshohet se i provokoi infarktin fatal.

Familjarët theksojnë se nuk kanë asnjë pretendim ndaj palës tjetër për vdekjen e Baftjar Vrapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button