Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT25 gushtit në “Air Albania”/ Florian Marku zbulon rivalin meksikan

25 gushtit në “Air Albania”/ Florian Marku zbulon rivalin meksikan

Më datë 25 gusht, Air Albania do të shndërrohet në një arenë të vërtetë për të mirëpritur Florian Markun. Boksieri shqiptar do të ndeshet para publikut të tij ashtu siç edhe e kishte ëndërruar ndërsa së fundmi vetë lushnjari ka zbuluar edhe emrin e kundërshtarit, i cili do të jetë një meksikan.

Bëhet fjalë për Miguel Parra Ramirez dhe ndeshja ndaj meksikanit do të jetë e vlefshme për titullin WBC Silver Interim. 28-vjeçari nga Meksika ka zhvilluar 23 ndeshje në karrierë duke fituar 20, humbur 2 dhe barazuar 1.

Marku mban titullin e IBF International Welterweight, të cilin e vendosi në lojë në muajin prill ndaj Chris Jenkins dhe ia doli ta ruante me sukses duke qenë se në arenën e Newcastle Arena fitoi falë një Knock-Out teknik në raundin e katërt.

Njoftimi i Markut:

Florian Marku VS Miguel Parra Ramirez  Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.

Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time ËBC Silver Interim kundra meksikanit  Miguel Parra Ramirez ne nje stadium gjigand si Air Albania . Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjithe shqiptaret kudo qe jane neper bote ate dite ne Stadium 25 GUSHT 

Biletat dalin ne shitje kete te Enjte ne oren 10:00 ne faqen https://al.ebileta.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME