“Rreziku i padukshëm në Darëzezë: 3-4 pushues pickohen çdo ditë nga peshku harabel”

Fier – Edhe këtë vit sezonal në bregdetin e Darëzezës pickimet nga peshku harabel janë kthyer në rrezik për pushuesit dhe vizitoret që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor.
Sipas mjekes në Qëndrën Shëndetësore Verore Era Liçaj, deri me tani numerohen rreth 1300 pacientë , nje numer relativisht i larte krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit te kaluar. Rastet e thumbimit te peshkut jane 3-4 në dite, me rrtije gjate fundjavave kur dhe numri i pushuesve ẽshtë me i lartë.
Mjekja ka pohuar gjithashtu se pushuesit e prekur nga thumbimi i peshkut harabel duhet të kërkojnë menjehere ndihme mjekesore pasi mund të shkaktoje edhe reaksione të fuqishme alergjike.
Mjekja Liçaj ka pohuar gjithashtu se gjate ketij sezoni pacientet jane prekur edhe nga gastroenteritet, dehidrimet dhe hipertensionet, por te gjitha rastet kane qene te menaxhueshme.


E ndersa temperaturat vijojne te jenë te larta dhe frekuentimi i plazhit vijon mjekja ka bërë apel per te gjithe pushuesit qe te evitojne oret e pikut, te qendrojne te hidratuar , teksa ka theksuar se nje kujdes te veçante duhet te tregojne veçanerisht pacientet me semundje bashkeshoqeruese dhe prinderit per femijet e vegjel.


Vija bregdetare e Darezezes eshte kthyer ne nje plazh gjithnje e me te frekuentuar ku nuk fatmirësisht kete vere nuk ka patur raste mbytjeje.








