AKTUALITET

‘Në institucion ka bombë’/ Policia reagon për email-et misterioze

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit kanë marrë e-mail kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë.

Pas marrjes së njoftimit, janë kryer kontrolle në institucionet e përfshira, por deri tani nuk është gjetur asnjë bombë apo lëndë tjetër eksplozive.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që ka dërguar kërcënimet dhe të adresës elektronike të përdorur. 

Policia njofton se, nga verifikimet e kryera deri tani, nuk ka vend për panik.

Edhe në disa instirucione në Fier u përhap lajmi se kishin vën bombë por drejtuesit e tyre e kan mohuar këtë lajm duke thënë se nuk ka asnjë problem si në spitalin rajonal, prokurori gjykatë apo edhe në bashkinë e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button