POLITIKËTOP-NEWS

Mbyllet takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit socialiste, lë porosi: Takime sekrete me qytetarët

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtues dhe përfaqësues të Partisë Socialiste, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi i cili ishte planifikuar të mbahej në selinë e PS-së u zhvendos sot tek Vila e Kuqe në Sauk.

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta zbulon detaje nga takimi. 

E ndërsa nuk ka asnjë datë për Asamblenë e PS-së, takimi është përqëndruar tek platforma ‘Besa’.

Ka qenë një takim që ka shërbyer për të koordinuar drejtuesit politik të qarqeve dhe ministrave si do të implementohet ‘Besa’ në terren. Rama ka kërkuar praninë më të madhe të zv/ministrave në terren. Ata do të merren me ndjekjen e problematikave të caktuara.

Ndërkohë ka vendosur të ndryshojë strategjinë e komunikimit.

“Ndërsa takimet më përpara ishin ‘show me kamera’ tani takimet do të zhvillohen pa kamera” informoi gazetarja Meta duke raportuar nga Vila e Kuqe. 

Takimi i nisur rreth orës 18:00 u mbyll rreth orës 19:45. 

Ndërkohë Rama pritet të ketë takim nesër me deputetët e Tiranës në një lokal privat të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button