POLITIKËTOP-NEWS

​”Bënë pazare me votën” / Berisha sulmon mazhorancën: Do të rikthejmë qeverisjen vendore në çdo zonë!

“Do të anulojmë reformën territoriale për të ripopulluar Shqipërinë” / Berisha shpërthen ndaj mazhorancës: Votuan një akt turpi me pazare!

Kreu i opozitës, Sali Berisha, e ka konsideruar votimin më të fundit në Parlament si “historinë më të turpshme” të tij, duke akuzuar deputetët e mazhorancës për pazare politike. Berisha garantoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, qeverisja lokale do t’i rikthehet komuniteteve, ndërsa theksoi se ripërtëritja e partisë është rruga më e sigurt drejt fitores.

Reforma territoriale është shumë e kontestuar si nga ju ashtu edhe nga banorët e fshatrave të cilët… e bashkimit… Neni u miratua në mënyrë… Nëse opozita do të vijë në pushtet, a do të ndërmarrë hapa për ta përmbysur?

Sali Berisha: Absolutisht, nga aktet më të para ne do t’i kthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komuniteteve që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë ndryshim. Dhe kjo do të jetë një nga shtyllat e politikës së ripopullimit të Shqipërisë. Ne do bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit të këtij vendi.

A do ju mallëngjenin lotët e Braçes sot?

Sali Berisha: Nuk po shoh… po e them këtë sepse ata janë mjerimi njerëzor. Se njeriu nuk e zhgënjen veten, në qoftë se ai vërtet mendon se kjo është një e keqe, s’pajtohet kurrë me të. Por ata dje treguan veten pa karakter secili. Kanë bërë pazare gjithë ditën njëri me tjetrin: “po të jap këtë, më jep këtë, po të bëj këtë…” Dhe në fund shkuan dhe votuan me 85 vota një akt që do mbetet historia më e turpshme në historinë e Parlamentit.

  Zoti Berisha, a mund të rikonstruktohet, a mund të riformatohet një forcë politike me një frymë të re, me figura të reja, me të njëjtin lider?

Sali Berisha: Pa diskutim, rruga më e shkurtër, më e sigurtë është kjo që po shihni.

Një PD në opozitë me Berishën në krye?

Sali Berisha: PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë do vijë në pushtet për të ripërtëritë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë të gjitha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button