AKTUALITET

Gjirokastër, kapen me doza kanabisi pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit “Shkolla të Pastra”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë operacionit, pranë dy shkollave në qytet, u kapën me doza kanabisi dy të rinj, përkatësisht 29 dhe 22 vjeç. Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri u procedua penalisht në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, një automjet dhe dy telefona celularë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia

Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra” dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi K. K., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button