AKTUALITET
Aksident në rrugën e fshatit Valare në Gjirokastër, një person i plagosur.

Gjirokastër – Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Valare, në Gjirokastër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke lënë të plagosur një person.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e të dëmtuarit drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Aktualisht, nuk ka ende informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.







