AKTUALITETTOP-NEWS

Fier–Seman/ Aksident tragjik, humb jetën 80-vjeçari me biçikletë pas përplasjes me automjetin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Seman.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 16:15, një automjet që drejtohej nga shtetasi Vangjush  Merko 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë, me drejtues shtetasin Nasi Peto, rreth 80 vjeç.

Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së mundshme për t’i ardhur në ndihmë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin Vngjush Merko, 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Nasi Peto rreth 80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës.

Ndërsa drejtuesi i automjetit do  shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button