Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Afera e shekullit” Dervishi paralajmëron arrestime: Do ketë grup tjetër pas Ahmetaj

“Afera e shekullit” Dervishi paralajmëron arrestime: Do ketë grup tjetër pas Ahmetaj

Gazetari Ferdinand Dervishi, e cilësoi çështjen e inceneratorëve si aferën e shekullit, pasi nga shifrat paraprake dëmi në buxhetin e shteti mund të shkojë dhe deri në 500 milionë euro.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Dervishi tha se në ditët në vijim mund të shohim se hetimi i SPAK për inceneratorët mund të zgjerohet dhe me emra të tjerë më të fuqishëm.

Ai theksoi se pas grupit të parë me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën, e pas grupit të dytë me Ahmetajn, mund ta shoh veten në burg dhe një grup i tretë me emra të rëndësishëm në lidhje me këtë dosje.

“E kemi thënë dhe më përpara që kjo mund të jetë hetimi i shekullit ose dosja e shekullit. E kemi thënë në kuptim se me ato shifrat paraprake thuhej se dëmi që i është bërë shtetit dhe shqiptarëve është rreth gjysmë miliardë euro, pra nuk kemi parë dëme dhe vjedhje të kësaj kategorie kaq të madhe.

Mund të shohim se do zgjerohet dhe me emra të tjerë shumë të fuqishëm. Nëse kishim një grup të parë, tani kemi një grup të dytë bashkë me Arben Ahmetajn, por do të kemi dhe një grup të tretë. Pra i bie që më tepër se gjysma e shtetit është implikuar në këtë histori. Shoh që SPAK e çon hetimin deri në detajin më të fundit dhe te një njeri që ka bërë një veprim krejt të thjeshtë”, tha Dervishi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME