Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në Levan - Tepelenë, plagoset shoferia

Aksident në Levan – Tepelenë, plagoset shoferia

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.

Bëhet me dije se një automjet tip Audi, i cili drejtohej nga një grua, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Mësohet se e aksidentuara menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia, ndërsa dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME