Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLuiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja kualifikohet në Olimpiadën Paris...

Luiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja kualifikohet në Olimpiadën Paris 2024

E pandalshme, e parezistueshme, një thesar i vërtetë për atletikën shqiptare. Luiza Gega ka rrëmbyer një tjetër medalje të artë, duke u shpallur edhe njëherë kampione Ballkani. 34 vjecarja ka realizuar edhe një arritje të rëndësishmë ne të njëjtën kohë. Atletja shqiptare është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Luiza Gega ka triumfuar në disiplinën 3000metra me pengesa, duke kronometruar kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar një kohë shumë pozitive, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Një arritje e vlefshme në pikë, që e kualifikon Luizën edhe në Olimpiadë. Gega në fakt bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të shkuar në Paris 2024.

Lexo më tej: Luiza Gega vendos kohën rekord në Europianin Ekipor: e pandalshme në 3000 metra me pengesa

Shqipëria përfaqësohet në Kampionatin Ballkanin, që po zhvillohet në Serbi, me 9 atletë, nga të cilët 5 djem e 4 vajza. Turneu po zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, ndërsa marrin pjesë  20 shtete në total. Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME