Uncategorized

Aksident në Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Fier – Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje pranë kthesës së Cakranit në Fier.

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh.

Gjithashtu, nga pamjet vihet re se automjeti dhe udhëtarët nuk janë lejuar të përmbysen, apo të vijojnë të dëmtohen më tej falë bimësisë në anë të rrugës.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendgjarje, ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia

Shtetasi N. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honday”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. M., 60 vjeç dhe Dh. Sh., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button