Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËPresidenti Meta dekoron Aurel Plasarin

Presidenti Meta dekoron Aurel Plasarin

E posaçme kënaqësia, që me praninë e shumë personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës, të vlerësoja sot një figurë poliedrike dhe të ndritur të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e një numri kryeveprash botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin dhe profesorin e shquar universitar, Aurel Plasari.

Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, i akordova Profesor Plasarit, Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Shumë urime dhe krijimtari sa më të begatë në shërbim të kombit!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Eye1xWhHqtRTad2WEAcbMGvYsxZk4dA2mTgqMCFgp4DTfLy4qxFspKFYmPK3Vtq7l&id=100044557321054

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME