Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAksidenti/ Humb jetën kamionisti shqiptar, shpëton i biri

Aksidenti/ Humb jetën kamionisti shqiptar, shpëton i biri

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident shumë të rëndë që ka ndodhur gjatë natës teksa po drejtonte kamionin në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t në Itali.

Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit. Mediat italiane raportojnë se ata po transportonin qershi.

Kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni dhe si pasojë vdiq 45-vjeçari shqiptar. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME