Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Makina përplasi përtokë drejtuesin e motorrit dhe iku nga vëndi i...

Aksidenti/ Makina përplasi përtokë drejtuesin e motorrit dhe iku nga vëndi i ngjarjes (vidio)

Fier – Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim të njësisë administrative Libofshë. Mesohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motocikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motocikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me drejtuesin e tij

Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtar të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME