Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVinin baste sportive nëpërmjet celularit, në lokal, procedohen penalisht 2 shtetas.

Vinin baste sportive nëpërmjet celularit, në lokal, procedohen penalisht 2 shtetas.

Fier – Goditen 2 raste të paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Fierit, ku dyshohet se mund të kryhen këto paligjshmëri, dhe si rezultat, në lagjet “15 Tetori” dhe “11 Janari”, kanë goditur 2 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Ll., 30 vjeç, banues në Fier dhe N. A., 60 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet e 2 lokaleve, përkatësisht në lagjet “15 Tetori” dhe “11 Janari”, duke vënë baste sportive me celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi E. H., 30 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME