Aksidenti në Lushnje, të plagosur tre persona

Lushnje – Aksident i frikshëm në by passin e autostradës në Lushnje. Një mjet tip Audi ka përfunduar jashtë rruge dhe për pasojë tre persona që udhëtonin në të janë plagosur.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjes ku janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po dokumenton ngjarjen ndërsa dyshohet paraprakisht se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të jenë shkaqet e daljes nga rruga të mjetit.
Mëdohet se automjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar dhjetëra metra larg në një parcelë ku është rrotulluar disa herë për të përfunduar i përmbysur.
Dalja nga rruga ka ndodhur në një pjesë të autostradës e cila vijon të jetë pikë e zezë përsa i përket aksidenteve të shumta që ndodhin aty edhe pse ka përforcime me barriera të hekurta anësore.