Uncategorized

Aksidenti/ Shoferia godet për vdekje 69 vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen Alma Murra, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Razi Hoxhaj 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes 69-vjeçari ka marrë dëmtime, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen Alma Murra është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Razi Hoxhaj, 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button