AKTUALITET

Aksidenti, “tapë” mbi motorr, del nga rruga dhe humb jetën drejtuesi i motorçikletës

Fier – Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Agim, njësia administrative  Libofshë, Bashkia Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një shtetas që udhëtonte me motorçikletën e tij ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, ku ka gjetur vdekjen në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore si dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Po merren në pyetje dëshmitarë okularë, ndërsa po kryhen edhe veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i motorçikletës dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit dhe daljen nga rruga. Megjithatë, autoritetet theksojnë se shkaku i saktë i aksidentit do të përcaktohet pas përfundimit të verifikimeve dhe analizimit të dokumentacionit përkatës.

Qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht, ndërsa priten detaje të reja në vijim.

Fier/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button