Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksioni i FNSH/ Në Fier dhe Vlorë sekustrohet një skaf dhe një...

Aksioni i FNSH/ Në Fier dhe Vlorë sekustrohet një skaf dhe një furgon

Një aksion i FNSH-së, Policisë së Fierit dhe Vlorës ka ndodhur në fshatin Pish Poro të njësisë administrative të Novoselës.

Sipas raportimeve për mediat, dyshohet se është sekuestruar një skaf dhe një furgon.

Skafi dhe furgoni dyshohet se përdoreshin për trafik narkotikësh ose kalim të paligjshëm të kufirit.

Fshati Pish Poro në Novoselë ka dalje në lumin Vjosë ç’ka përdoret shpesh për aktivitete kriminale pasi krahas daljes në Vjosë gjendet në të edhe pylli i Pish Poros i cili përdoret nga këta persona për të humbur gjurmët.

Mësohet se krahas këtij aksioni policia ka zhvilluar dhe një aksion antidrogë në Darzezë.

Drejtoria Kufitare e Vlorës ka dhënë njoftim që një mjet peshkimi është i dyshuar gjatë lundrimit në zonën e Darezezës.

Forca e policisë shkuan në Darëzezë duke ndaluar mjetin e peshkimit tip varkë me motorr. Burime nga vendngjarja pohuan se banori i zonës kishte hyrë për peshkim pa njoftuar policinë, kjo vuri në lëvizje uniformat e policisë detare.

Pas shoqërimit dhe kontrollit rezultoi se ishte thjesht për peshkim.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME