Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa 4 të rinjtë e famshëm në ‘Tik Tok’ që u arrestuan...

Ja 4 të rinjtë e famshëm në ‘Tik Tok’ që u arrestuan sot, anëtarë të grupit kriminal që shpërndanin kokainë në klube nate

Këta janë Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha, katër të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.

Ata janë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok.


Stivi Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

Tetë anëtarë të një grupi kriminal ranë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, për të goditur shpërndarjen e kokainës në këtë qytete. Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

Çfarë u sekuestrua?

– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;

– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;

– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;

– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;

-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME