Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËCakrani pjesë e 100 fshatrave (jo)turistik, banorët: Turistë ka, por i pengon...

Cakrani pjesë e 100 fshatrave (jo)turistik, banorët: Turistë ka, por i pengon rruga

Cakrani është një nga 100 fshatrat trusitik të programuar nga qeveria e Rilindjes për investime , mënyra e cila do të rriste së tepërmi numurin e vizitorëve vendas por edhe të turistëve të huaj, por që tashmë sipas banorëve të zonës edhe ata që vijnë një pjesë kthehen pas për shkak të mungesës së rrugëve dhe sinjalistikës

Përmirësimi i kushteve atmosferike bën që të nisi edhe fluksi i ardhjes së turistëve të huaj të cilët janë të apasionuar pas gastronomisë, aventurave apo në kërkim të veçantave, për të njohur më shumë Shqipërinë dhe të veçantat e saj. Në të njëjtën mënyrë ka edhe vizitorë vendas që duan të eksplorojnë të veçantat e trevave të ndryshme në vend.
Gurrëzeza ka qënë një destinacion ku vizitorët vendas më shumë por edhe ata të huaj sporadik e kanë eksploruar por nëpërmjet shtigjeve turistik. Për të shkuar në Gurrëzezë arrihet nga Cakrani por që rruga është e pakalueshme me mjet sikundër mungonë dhe sinjalistika

Banorët pohojnë faktin se vendosja e sinjalistikës por edhe rikonstruksioni i rrugës ekzistuese do të rriste së tepërmi numurin e vizitorëve vendas e të huaj, do të rriste të ardhurat ekonomike të banorve të zonës.

Pëllumb Sulaj, devishi i teqesë në Gurrzezë pohonë faktin se ktu vijnë shumë vizitorë vendas e të huaj deri nga Amerika e largët, por problematike mbetet mungesa e rrugës. Vizitorët vijnë e kthehen nga rruga.

Nga ana tjetër studjues dhe arkiologë pohojnë faktin se Ministria e Kulturës dhe turizmit duhet të nxjerrin fonde të nisin gërmimet për të nxjerr në pah vlerat arkiologjike të këtij siti

Nga ana tjetër studjuesi dhe historiani Ilirjan Gjika pohon faktin se ky sit ka vlera të veçanta historike dhe arkiologjike

Kur qeverisja e mandatit të dytë të socialistëve po përfundon, në Cakran, një nga 100 fshatrat turistik qeveria e Rilindjes ka shumë pak muaj që ka nisur investimin në fasadat dhe qëndrën e fshatit duke u bërë pedonale, ndërsa të tjerat presin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME