Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDenoncimi/ PD Rroskovec: Majlinda Bufi ka kryer shkelje dhe abuzime

Denoncimi/ PD Rroskovec: Majlinda Bufi ka kryer shkelje dhe abuzime

Rroskovec – Kryetari i degës së PD dega Rroskovec Emels Xhaxhaj ka denoncuar mesditën e sotme në një dalje publike në selinë e kësaj partie kryebashkiaken e Rroskovecit Majlinda Bufi për shkelje dhe abuzime që ajo ka kryer gjatë ushtrimti të detyrës së saj duke shpërdoruar taksat e qytetarëve të kësaj qyteze.

Lexoni deklaratën e plot

DENONCIM  PUBLIK

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Roskovec, në vijim të denoncimeve të mëparshme, vazhdon me denoncimet publike, ndaj abuzimeve të bëra nga Znj. Majlinda Bufi, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Bashkia Roskovec.

Në datë 16.03.2021, nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Roskovec, e cila drejtohet nga Kryetarja Znj. Majlinda Bufi, është bërë klasifikimi në procedurën e prokurimit me objekt: “Rikualifikim i rrugës së shkollës dhe ndërtimi i parkut”, me numër reference: REF-85178-01-28-2021.

Sikurse edhe në tenderat e tjerë që kjo Bashki ka zhvilluar, si gjithmonëe ofertat më të ulta skualifikohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave dhe gjithmonë çuditërisht fitojnë ofertat që janë afër vlerës së fondit limit, apo siç quhen ndryshe në gjuhën popullore “oferta në kokë”.

Një rast i tillë është edhe tenderi i mësipërm, ku në datë 30.03.2021 është lidhur kontrata me operatorin ekonomik të shpallur fitues nga komisioni i vlerësimit të ofertave, të cilët mund të quhen komisioni i hajdutërisë lidhur me vlerësimin e ofertave.

Por ky abuzim, që të skualifikosh të gjithë oferta më të ulta dhe të shpallësh fitues ofertën më të lartë, nuk mund të bëhet dot pa marrë më parë edhe garancinë nga titullari i Autoritetit Kontraktor, pra nga Znj. Majlinda Bufi.

Pra, të nderuar taksa pagues, Bashkia Roskovec e drejtuar nga Znj, Majlinda Bufi, nuk zhvillon prokurime të hapura, por të mbyllura me qëllim që abuzimi më fondet publike të jetë sa më i madh, kuptohet kjo për qëllime personale të saj, sepse këto para u duhen edhe për blerë votat.

Së dyti, fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 19,789,926 lekë pa TVSH, kurse oferta e shoqërisë fituese, me të cilën është lidhur edhe kontrata është 19,294,900 lekë pa TVSH ose 23,153,880 lekë me TVSH.

Pra, të nderuar taksa pagues 19,789,926 lekë që është fondi limit – (minus) 19,924,900 lekë që është oferta e shpallur fituese dhe që është lidhur kontrata = 134,974 lekë ka kursyer nga ky prokurim, vlerë e cila nuk mbulon dot as shpenzimet proceduriale.  

Pra, Znj. Majlinda Bufi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, për këtë tender me fond limit rreth 200 milion lekë, i  ka kursyer buxhetit të bashkisë rreth 1 milion lekë.

  • Prandaj të nderuar taksa pagues nuk ka lekë Bashkia Roskovec dhe ka shkuar drejt falimentimit.
  • Prandaj të nderuar taksaagues nuk ka lekë kjo bashki, sepse shpërdoron fondet publike.
  • Prandaj të nderuar taksapagues nuk ka lekë për ngritje pagash të punonjësve, për rritje të vlerës paguese të asistencës, prandaj nuk lekë që të ndihmojë familjet e varfëra dhe në nevojë.

Të gjitha sa më sipër, gjenden të publikuara në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, konkretisht:

Buletini nr. 45, datë 29 Mars 2021.

Buletini nr. 54, datë 12 Prill 2021.

Dega e Partisë Demokratike Roskovec, kërkon publikisht nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithme, marrjen e provave (të dy Buletinet e Njoftimeve Publike të mësipërme) dhe të sekuestrojë dosjen e procedurës së mësipërme të prokurimit, si dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të Kryetares së Bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi, konkretisht në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor Bashkia Roskovec.

Duke ripërsëritur se “asgjë nuk do të harrohet”, ku dënimi penal i parashikuar në ligj është i rëndë, si për veprim, ashtu edhe për mos veprim, kërkojmë nga instancat ligjzbatuese fillimin e procedimit penal ndaj titullarit të autoritetit kontraktor Znj. Majlinda Bufi, si dhe ndaj çdo personi të paidentifikuar nga ana jonë, që kanë marrë pjesë në procedurën e miratimit dhe hartimit të kritereve për kualifikim me pasojë shmangien dhe uljen e konkurencës, përllogaritjes së vlerës së fondit limit me pasojë tejfryrjen dhe shtimin e vlerës së fondit limit, si dhe ndaj të gjithë anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave me pasojë skualifikimin e ofertave më të ulta dhe kualifikimin e ofertës më të lartë të ofertuar, si dhe me pasoja mos përdorimin me efektivitet të fondeve publike dhe shkelje të barazisë ne tendera.

Faleminderit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME