Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAl-Khelaifi nxjerr në shitje Mbappé

Al-Khelaifi nxjerr në shitje Mbappé

Nasser Al-Khelaifi e vendos në mënyrë efektive Kylian Mbappé në merkato dhe ky është lajmi i madh. Gjatë konferencës prezantuese të Luis Enrique, presidenti i PSG foli për të ardhmen e kampionit francez.

Al-Khelaifi i ka hapur qartësisht dyert për transferimin e sulmuesit në merkaton e verës: “Pozicioni ynë është i qartë. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, duhet të nënshkruajë një rinovim të kontratës. Nuk do të lejojmë lojtarin më të mirë në botë të largohet me një transferim të lirë. Ai tha se nuk do të largohej falas nga Parisi. Nëse ka ndryshuar mendje nuk është faji im”.

Fjalët e ashpra të presidentit Al-Khelaifi kanë ekzaltuar mediat spanjolle. Mbappé, në fakt, ka qenë prej kohësh objektivi i Real Madrid. Nga ana tjetër, situata është e qartë. Lojtari nuk dëshiron të ushtrojë opsionin në favor të tij për rinovimin deri në vitin 2025. Kështu, në Katar nuk kanë ndërmend të presin afatin dhe duan të fitojnë para.

Mbetet për të kuptuar se cilat janë bazat ekonomike për negociatat. Pak kohë më parë u fol për 200 milionë plus 50 bonuse, në rast të fitimit të Topit të Artë. Një shifër monstruoze edhe për Real Madrid, sidomos për një lojtar që mund të merret falas që në janar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME