Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAltin Dervishi "bën zap" qarkullimin e automjeteve në qarkun e Fierit

Altin Dervishi “bën zap” qarkullimin e automjeteve në qarkun e Fierit

Fier – Altin Dervishi shef i Qarkullimit Rrugor për DPV qarku Fier: Situata e ngarkesës së emigrantëve po menaxhohet mirë në pikat në tërësi dhe ato hotspot më veçanti, me mangësi sinjalistika në rrugët rurale si dhe mjetet motorrike e bujqësore të paisen ne dokumentacionin e nevojshëm

Qarku Fier ka nje shtrirje të madhe gjeografike sikundër ardhja e emigrantëve si dhe lëvizja e qytetarëve drejt plazheve të shumtë të vijës bregdetare të këtij qsrku ka rritur trafikun e lëvizjes së automjeteve por kjo sjell dhe problematika të ndryshme.

Ardhja  e Altin Dervishit në krye të sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP qarkut Fier ka organizuar punën për përballimin me sukses të situatës së rënduar të trafikut me fluksin e emigrantëve por duke patur parasysh dhe menaxhimin me sukses te pikave problematike ose si i quajne ata pikat Hotspot .

Dervishi thekson dhe ngre problemin e  rrugëve rurale me sinjalistikën vertikale dhe horizontale pasi ka shumë lëvizje mjetesh bujqësore çka bëhen burime aksidentesh kur dalin nga arat apo rrugët rurale në rrugët kryesore.

Dervishi theksoi gjithashtu se drejtuesit e mjeteve motocikël dhe mjeteve te tjera bujqësore duhet te paisen me dokumentacionin e nevojshem qe të nos sjellin  probleme ne qarkullimin e mjeteve  në rrugët rurale si në drejtim të plazheve të Divjakës, Semanit, Darrezezës dhe Pishporos

Shefi i qarkullimit rrugorë të DVP qarku Fier pohoi se shkelësit e rregullave janë ndëshkuar me gjoba nga minimale e maksimale deri në pezullim e heqje të lejeve të drejtimit të automjeteve

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME