Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË“America’s Got Talent”/ Vëllezërit Balla: “Cirku e meritonte prishjen, nuk na vlerësuan...

“America’s Got Talent”/ Vëllezërit Balla: “Cirku e meritonte prishjen, nuk na vlerësuan kurrë”

Dy vëllezër shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla, ia dolën të mahnistin e të ngrinin në këmbë jurinë e “America’s Got Talent” – të përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara – me performancën e tyre akrobatike mbrëmjen e djeshme.

Dy vëllezërit treguan sot në ‘Ftesë në 5’ se fillimisht nisën të jepnin shfaqje në Europë ku spikatën me talentin e tyre e më pas u ftuan të merrnin pjesë në talent-shown më të madh në 2019.

“Ne që në momentin që krijuam kompaninë tonë dhe filluam me shfaqjet private në Europë fillimisht po na ecte shumë mirë dhe me talentin tonë kuptuam se nuk ishim për institucionet shqiptare ku t’i presin krahët dhe t’i mbyllin dyert. Por jemi për evente ndërkombëtare dhe filluam të bëjmë shfaqje. Pas Europës emri jonë u bë shumë i dëgjuar, deri në Amerikë. Ftesa për në “Amercia’s Got Talent” na u bë që në 2019 por për shkak të pandemisë u shty për një moment të dytë që ishte këtë vit. Kemi kaluar eksperiencën më të mirë të jetës dhe nuk mendoj se kemi për të marrë eksperiencë dhe arritje më të madhe.”– tha Arnoldi.

Kush i ndjek talent-showt britanikë dhe amerikanë(si America’s Got Talent apo X Factor) me siguri e di se sa i vështirë dhe njeri që nuk mahnitet kollaj është Simon Cowell. Por vëllezërit Balla ia dolën t’i bënin përshtypje atij. Lidhur me këtë Arnoldi tha: “T’i bësh përshtypje Simon duhet të jesh shumë i arrirë. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është ai. Dhe në momentin që ai u ngrit në këmbë për performancën tonë do të thotë se ia kemi arritur qëllimit dhe po e përfaqësojmë Shqipërinë më së miri”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME