Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAnti-Moldavi: Sylvinho mbikqyr ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

Anti-Moldavi: Sylvinho mbikqyr ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

Me vetëm dy lojtarë të munguar nga lista e grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese, Sylvinho ka nisur të provojë gjithcka është përgatitur këto ditë në stërvitje. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një ndeshje kontrolli brenda grupit. Një mundësi e mirë e brazilianit për të parë formën fizike e ritmin e skuadrës para ndeshjes së parë. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në 17 qershor dhe Ishujve Faroe në 20 për kualifikueset e Euro 2024.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” me grupin që fillimisht punoi me disa ushtrime me topin. Tekniku Sylvinho e ndau ekipin në dy pjesë në këtë ndeshje stërvitore. Sulmi titullar kundër mbrojtjes titullare, për të aplikuar skemat e para anti-Moldavi. Për të plotësuar grupin, stafi teknik thirri për këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19. Djemtë e Ervin Bulkut kanë nisur ndërkohë grumbullimin për dy miqësoret ndaj Kosovës.

Lojtarët janë shfaqur në formë të mirë, duke treguar përkushtim maksimal në këtë ndeshje kontrolli. Stafi teknik është shfaqur i kënaqur me paraqitjen dhe me përgjigjet e marra nga ky test stërvitor. I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka asnjë lojtar e probleme fizike. Nga lista me 26 emrat mungojnë vetëm Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, që priten të bashkohen brenda të hënës me ekipin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME