Dy rusë dhe një ukrainase janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në uzinën e armëve të Gramshit.
Burime bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe një është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi.
Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.
Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse që kanë rekrutuar dhe një ukrainas. Është sekuestruar nga policia sprajti, automjeti që përdorinin dhe aparati fotografik.