Uncategorized

Arrestohen dy rusët dhe ukrainasja që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh

Dy rusë dhe një ukrainase janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në uzinën e armëve të Gramshit.

Burime bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe një është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi.

Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.

Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse që kanë rekrutuar dhe një ukrainas. Është sekuestruar nga policia sprajti, automjeti që përdorinin dhe aparati fotografik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button