Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 27 vjeçari, theu masën e sigurisë arrest shtëpie për të shitur...

Arrestohet 27 vjeçari, theu masën e sigurisë arrest shtëpie për të shitur lëndë narkotike

Fier – Vijon operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e rasteve të shitjes në doza, të drogave të forta.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shitur sërish doza kokaine, në të njëjtin biznes privat (tabachino), arrestohet 27-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës e Posacme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga shtetasin Aesen Mete, 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME