Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËLiu – Lames: Vëlla! Plasi në Gorrisht. Naftëtarët nisën grevën, ndalën puset...

Liu – Lames: Vëlla! Plasi në Gorrisht. Naftëtarët nisën grevën, ndalën puset për një orë.

Rritja e rrogave të deputetëve e pusht(e)tareve ka rritur revoltën në kllasën puntore dhe kjo është reflektuar mesditën e sotme në Gorrisht të Vlorës . Këtë gjë e mësuan nga Liu i cili po i thoshte Lames në Ameriqi. “Dëgjo Vëlla. Deputetët miratuan rritjen e rrogave të tyre nga 2 e 3 milonë, po popullit u rritën taksat jo rrogat”.

Seç e molloiste ai përtej telefonit e Liu ja kthenet. “Po more po, ma tha një miku im pompist. K’ta të PS angazhuan patronazhistë për zgjedhjet ndërsa unë popmpist  për në naftë. Pompisti 1 më tha se sapo miratuan ligjin në Parlament naftëtarët e Gorrishtit ulën thikat e energjisë elektrike e ndalën puset nga prodhimi i naftës bruto. Nëse nuk u rrisin rrogat naftëtarëve ata do bëjnë grevë 24 orëshe.  Këtë gjë, i thoshte Liu Lames, ma tha dhe pompisti 2  që edhe puntorët e minierës kanë thënë se do i bashkohen kësaj proteste. Duan rritje rroge sepse kanë afro 7 vjet që ky i gjati nuk ua ka rritur rrogën”.

Malukati përtej telit çoç e molloiste , Lamja pra, dhe Liu nxehet duke ju kthyer, “po more po , mirë e ke ti, dyqanet, baret, lokalet po kërkojnë puntorë, nuk ka, një m.t ka, kan ikur të gjithë. Edhe Albpetroli inxhinjerat ua mori Kanadaja e Amerika ,ta bëjnë , ta provojnë po “Plasi në Kuçovë” në Gorrisht domethënë, një orë sot e ndalën prodhimin , po nesër?! Kush dreqin e di çdo bëhet. Pompisti 1 dhe ai 2  po enden nëpër fshat për të marr vesh çfarë do bëjnë nesër , do i ndalin puset e prodhimit të naftës bruto apo jo”.

Teksa fshiu syzet  po i thoshte, dëgjo more dgjo, “Por një gjë dihet qartë Kryeministri dy mjekë që i solli Albpetrolit për ta kuruar që ta nxjerri nga kolapsi ku e futën paraardhësit e tyre, jo që nuk e shëruan por e çuan në koma fare”.

“Lame vllai, ja priti Liu, ika se do rri në kontakt me pompistin 1 dhe pompistin 2 të marr vesh çpo bëhet nga Gorrishti.

“Hajde Good Night, i tha Liu, fol o shqip, nata nga ju e dreka nga ne, ja priti tjetri e fikën telefonat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME