Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTArsenali fiton me përmbysje dhe blindon kreun e renditjes, nuk gabon as...

Arsenali fiton me përmbysje dhe blindon kreun e renditjes, nuk gabon as Liverpooli (vidio)

Arsenali vijon formën e jashtëzakonshme në kampionat duke marrë fitoren e katërt radhazi, për të blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra e Artetës fitoi 3-1 ndaj West Ham, një ndeshje që nuk e nisën aspak mirë.

Miqtë do të kalonin të parët në avantazh me Benrahma. Ndërkohë Arsenali e nisi frikshëm pjesën e dytë duke shënuar tri gola me Saka, Martinellin dhe Nketiah. Arsenali ngjitet në kotën e 40 pikëve pas 15 javëve të para.

Liverpooli la pas krahëve humbjen ndaj Manchester City në Kupë duke mposhtur 1-3 në transfertë Aston Villa. Skuadra e Jurgen Klopp e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Momo Salah dhe Virgil Van Dijk.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Ollie Watkins, por Klopp aktivizoi 18-vjeçarin Bajcetic dhe shënoi golin e qetësisë dy minuta më vonë nëpërmjet golit të tij të parë në Premier.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME