Futbollisti i kombëtares Kristjan Asllani është shprehur pas ndeshjes se është surprizuar nga Ishujt Faroe, për mënyrën sesi luajtën ata.
“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë, bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam, por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu.
Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullarë të stërviten shumë mirë. Nuk po kuptonim si po luanin. Kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por ishte e vështirë të vertikalizoje”, – u shpreh Asllani pas ndeshjes.
“Kur ekipet luanin në mbrojtje është e vështirë që ta çosh tipin brenda. E di që duhet të punojmë shumë për të fituar. Shkuam në europian, jemi të lumtur. U kualifikua Italia? Më vjen mirë sepse kam shumë shokë që luajnë për Italinë” – tha Asllani.