Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvionët bombardues amerikanë B-52 patrullojnë sot qiellin e Tiranës, zbulohet arsyeja

Avionët bombardues amerikanë B-52 patrullojnë sot qiellin e Tiranës, zbulohet arsyeja

Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar se në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, rreth orës 15:00, dy avionë bombardues amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se aeroplanët do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

Njoftimi

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ditën e sotme ora 14:45-15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.
Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME