Nedim Bajrami ka gjetur rrugën drejt rrjetës këtë të shtunë në miqësoren Monza-Sassuolo, që në fund u mbyll me barazimin 2-2.
Ndeshja ishte në barazim 1-1, në minutën e 38’ Bajrami gjeti golin dhe kaloi Sassuolo-n në avantazh. Në fund miqësorja u mbyll me barazimin 2-2, me mesfushorin e kombëtares “kuqezi” që u rikthye te goli me Sassuolo-n, teksa për herë të fundit kishte shënuar në ndeshjen e 4 prillit ndaj Salerinata-s në Serie A, sfidë që po ashtu ishte mbyllur në barazimin 2-2.