Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Radostinë Vadhizës pa shkollë, kopësht, kanalizime të ujrave të zeza...

Banorët e Radostinë Vadhizës pa shkollë, kopësht, kanalizime të ujrave të zeza (foto e vidio)

Fier – Banorët e Vadhizë Radostinës presin të përsirësohet situata, por ajo po shkon më keq. Shkollën, kopështin ua kanë hoqur, kanalizime të ujrave të zeza nuk kanë, energjia elektrike në dimër më shumë u ikën sesa e kanë në banesa edhe ajo që u shkon nuk është as për ndriçim.

Edhe pse ndodhen vetëm 3 km largë qëndrës së Fierit, 200 familje nga 500 që kanë qënë të fshatit Vadhizë Radostinë kanë probleme sociale nga më të ndryshet që duhet të ishin ezauruar e zhjidhur vite më parë dhe jo premtime në kohë fushatash duke u kërkuar votën banorëve dhe u premtojnë shërbime që duhet ti kihsin kryer vite më parë.

Në fshst kanë mbetur afro 200 banorë të moshuar se të rinjtë janë larguar në emigracion pasi i kanë votuar por shlrbimin prej administratës socialiste nuk e kanë marr. Ata pohojnë se shkolla që kishin në fshat dhe kopështi kanë sfro 3 vite që janë mbyllur për shkak se ska nxënës dhe tashmë prindërit i marrin me shpenzinet e tyre i çojnë në Qënas e Zhupan për të kryer procesin mësimor

Të paktën të kishim kopështin hapur se janë të mitur e nuk cohen lartë e poshtë ne dimer e verë, shi e vapë, pohojnë banorët e fshatit

Banorët pohojnë faktin se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike e taksave të bashkisë por shërbimi nuk u ofrohet.
Kanalizime të ujrave të zeza janë të hapura e problematike dimër e verë , ndërkohë që një erë apo ves shiu ndërpritet energjia elektrike dhe askush nuk mban përgjegjësi për tl mos thlnë që edhe ajo që u shkonë është vetëm për ndriçim, thonë banorët.

Me shpresën se po afron fushata elektorale për kryebashkiakë banorët e Vadhizë Radostinës shpresojnë se mos kryehet ndonjë investim e zgjidhin disa nga problemet e shumta sociale që ata kanë. ndër vite.

Fshati Vadhizë Radostinë është pjesë e njësisë administravë Qëndër të Bashkia Fier.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME