Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BLUSHI vs KADARE

Nga Edmond Bejdaj

Në këtë ditëlindje të Kadaresë nuk thashë asgjë, ngaqë më duket gjë e pakuptimtë tashmë të them gjëra të përsëritura apo të futem në një debat pothuajse të ngjashëm me atë që ka për temë krahasimin mes figurave të futbollit, pra a është më i mirë Krujf apo CR 7, Messi apo Maradona, etj, e sa për ta mbyllur këtë frazë po them se Kadare është ai që është, me të mirat dhe të këqiat e tij, dhe tek këto fus si ato të veprës së tij letrare, ashtu edhe ato të njeriut Ismail Kadare, sidoqoftë po them se unë ende i lexoj me ëndje librat e tij, siç do lexoja pa u druajtur hiç edhe shkrimet e bukura të dikujt që e gjithë shoqëria njerëzore përveç meje do e kishte përjashtuar nga gjiri i saj si të padenjë për të, apo do e kish mbyllur atë përjetësisht në hapsanë si keqbërës monstruoz.

Tani të vij pak tek ky debati i fundit që pati për protagonistë Blushin dhe të bijën e shkrimtarit që replikuan mbi një intervistë të tij marrë shkrimtarit e pastaj botuar.
E lexova atë intervistë dhe për nga stili ishte e njëjtë me disa të tjera që Blushi u ka marrë personazheve të tjerë e që i kam lexuar diku nëpër portale, pra diçka e përmbledhur në një stil konciz i cili në fakt përtej mënyrës zbavitëse të rrëfimit, i ofron lexuesit në formën e fjalëve një ushqim apo pije të përpunuar të cilën ai duhet ose ta mbajë në gojë gjatë para se ta gëlltisë, e ose ta ripërtypë për t’i marrë shijen e duhur.

E kështu unë e interpretova apo shijova në mënyrën time atë që lexova dhe natyrisht e bija e shkrimtarit në mënyrën e saj, dhe këtu më duhet të them disa gjëra, ;

  • Ata që e nxjerrin Kadarenë në shëtitje për ajër të pastër dhe shmpirje këmbësh, nuk i gjykoj keq pse e lanë shkrimtarin në duart e Blushit, por pse e lënë atë rregullisht në duart e kujtdo që i afrohet, duke e katandisur të fotografohet edhe në shoqërinë e ca politikanëve analfabetë, të cilët boshllëkun e llahtarshëm në kulturë dhe lexim mundohen ta mbushin me një foto në krah të shkrimtarit, duke bërë kështu që Kadare të duket herë si një ari pa dhëmbë e çataj nga ata të cirkut, e herë si një kalë poni të cilit mund t’i hipë kushdo në kurriz, sado xhuxh të jetë.
  • Të afërmit e Kadaresë i gjykoj keq jo vetëm ngaqë nuk po tregojnë kujdesin e duhur për njeriun e tyre, duke e lënë kujdesin ndaj tij në duart e njerëzve që nuk e kanë asgjë, por edhe që nuk i gjejnë atij as edhe një kapele për të qenë, duke i vendosur mbi kokë diçka si biçim kapele ushtarake austro-hungarezësh që duket si e marrë nga koleksionet e Tan Lames.
  • Kurse Blushin e gjykoj keq jo ngaqë nxorri para lexuesve një Kadare të plakur, të lodhur e mbase jo tamam të kthjellët e sidoqoftë të bezdisur nga prania e njerëzve apo lehtësisht të keqkuptueshëm nga ato që thotë, por sepse si shkrimtar Blushi ka thënë diçka që e kam verifikuar në të vetmin libër të tijin të cilin e kam blerë dhe kam marrë mundimin ta shfletoj, pra tek “Të jetosh në ishull”, ku në faqen 313 ka kopjuar trashë Dan Brown me katrorin e tij magjik, ndërsa në faqen 205 ka thënë një frazë të ligë për myslimanët, të cilën unë nuk do ta thosha kurrë nëse do isha i krishterë, edhe sikur myslimanët të ma kishin djegur 100 herë rrjesht fshatin e të parëve të mi, bashkë me ata brenda.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME