Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBashkia Fier nuk e ka prioritet Rininë!

Bashkia Fier nuk e ka prioritet Rininë!

Nga Kristian Kina – Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kërkuam që të ngrihej një Komision i Përhershëm për Rininë, enkas për të shqyrtyar vetëm çështjet dhe problematikat rinore.

Pasi u njohëm fillimisht me një konfigurim Komisionesh, ku nuk ishin asgjëkundi të përmendur çështjet rinore, propozuam qē të shtohej absolutisht si fokus.

Me anë të shumicës së kartonave, propozimi për të patur një KOMISION TË PËRHERSHËM PËR RININË, ku të ndiqej dhe propozohej me vigjilencën maksimale, çdo mundësi dhe ide për të mbajtur të rinjtë fierakë në Fier, për të hapur vende pune të dedikuara për ta, për t’i stimuluar idetë e tyre të biznesit, për të shtuar bursat për nxënësit e studentët ekselentë apo ata që janë në vështirësi ekonomike, për të menduar si ta bejmë qytetin atraktiv për studentët fierakë, që të rikthehen në Fier pasi mbarojnë studimet etj, u hodh poshtë…

Sot, Fieri, ashtu si çdo qytet tjetër i Shqipërisë, po përballet me një hemoragji, ku shkollat, kopshtet e çerdhet po zbrazen çdo ditë, duke e shkretuar qytetin dhe kombin tonë!

A nuk duhet të jetë rinia PRIORITET për çdo organizëm, lokal e qëndror?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME