Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Ambasadori i Britanisë në Tiranë, një lloj McGonigali

Berisha: Ambasadori i Britanisë në Tiranë, një lloj McGonigali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj trupës diplomatike në Tiranë. Në një lidhje direkte me shqiptarët në Britaninë e Madhe, kryedemokrati lëshoi akuza të reja ndaj diplomatit britanik, Alstair King Smith. Ai e krahasoi atë me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal.

“Po në këtë shkallë korrupsioni dhe qëndrimi ndaj opozitës është edhe ambasadorja Yuri Kim, e korruptuar pa asnjë dyshim nga Edi Rama, po në atë shkallë që është i korruptuar McGonigal.

Korrupsionin e saj e kam denoncuar dhe e denoncoj jo me pasion. Me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që unë të atakoj në mënyrë të tillë, përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne shqiptarët i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër lirinë tonë.

Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori  i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali. Ai ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën.

Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju”, deklaroi Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME