Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nxjerr dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania

Berisha nxjerr dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e hënë në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Ftesa që u është nisur gazetarëve ka një titull interesant: “E vërteta e non grata-s të Sali Berishës” e shoqëruar me frazën “Korrupsioni transnacional i zyrtarve si armë për të shkatërruar opozitën”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office” – thuhet në ftesë.

Në 22 korrik të njëviti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur non grata nga Britania e Madhe. Berisha tha se me anë të një letre nga Sekretarja e Brendshme thuhej se vendimi ishte marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar në “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.

Më pas Berisha ka akuzuar edhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith për të cilina thënë se është i korruptuar dhe se ka lidhje me Veliajn dhe Bashën.

Berisha

“Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran” – është shprehur Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME