MAGAZINË

Berishës i dhurojnë shishen e shampanjës dhe një dorezë boksi në Napoli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja.

Gjatë këtij takimi, Berisha foli për situatën e emigracionit në Shqipëri, duke thënë se në periudhën 2014-2022, janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë, ose 45% e popullsisë, një shifër që ilustron largimin masiv nga vendi gjatë dekadës së fundit. Lideri demokrat tha se kjo ka ndodhur nën qeverisjen e Edi Ramës dhe se Shqipëria ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Berisha theksoi se Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore dhe mundësi të mëdha zhvillimi, por për shkak të qeverisjes aktuale, shumë shqiptarë janë detyruar të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Kryetari i Opozites u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik të Shqipërisë dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në shenjë simbolike të këtij takimi, Kujtim Potja, afaristi shqiptar, i dhuroi Kryetarit të PD, Sali Berisha dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij. Po ashtu, Potja i dhuroi Berishës edhe një shampanjë me premtimin se “do ta hapë në fitoren e 11 majit”.

Berisha u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Napoli, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, dhe se PD-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button