Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBullgaria hoqi veton, negociatat në prag të nisjes,

Bullgaria hoqi veton, negociatat në prag të nisjes,

Tryeza e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE së mund të mbahet në rastin më fatlum në javët e ardhshme, pasi Maqedona dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje që e ka bërë Sofien të heqë veton që mbante peng hapjen e negociatave.

Kreu i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla, konfirmoi nga foltorja e Kuvendit se Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të mbahet javën tjetër.

“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE, që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së”, u shpreh fillimisht Balla.

Ky lajm ende i pakonfirmuar zyrtarisht u arrit pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshje pas një propozimi të Francës.  Arritjen e saj e bëri të ditur i pari presidenti francez Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi” deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-s, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sinjalin e parë që mund të kishte një lajm pozitiv e dha kryeministri Rama nga Madridi. Ai posto në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet e samitit ku janë mbledhur krerët e vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruajti në mesditë kreu i qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze. Sipas parashikimit që bëri Zëri i Amerikës “gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohen që javën e ardhshme”.

Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe ata të BE për të caktuar kornizat themelore si do të vazhdojnë negociatat me kapituj të veçantë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME